Pjontek vazhdon karrierën në Gjermani te Herta e Berlinit

Sulmuesi polak, Krishtof Pjontek, për të cilin Milani janarin e vitit të kaluar i kishte paguar Xhenoas plotë 35 milion euro për transferimin e tij në “San Siro”, karrierën do ta vazhdojë në Gjermani, te skuadra e Herta Berlin.

Ishte Totenhami ekipi favorit për të arritur te firma e bomberit polak, por oferta e tyre në formë huazimi, nuk është pranuar nga Milani, që ka preferuar paratë në dorë nga ekipi gjerman i Herta Berlin.

Skuadra gjermane ka paguar 27 milion euro për Pjontek, i cili pritet të jetë një super përforcim për skuadrën berlinase që udhëhiqet nga ish sulmuesi i mirënjohur i Kombëtares gjermane, Jurgen Klinsman.

Kujtojmë përveç Pjontek, gjatë ditës së djeshme nga Milani në drejtim të Seviljës u largua edhe Suso.

 

 

Leave a Reply