Skuadra e Rabotniçkit sot pasdite ka startuar me fazën e parë përgatitore për ndeshjet eliminatore të Liga Evropës. Trajner Viktor Trenevski kishte grumbullimin e parë, ndërsa në stërvitjen e parë mungonin 9-të futbollistë, me shumicën prej tyre që janë të angazhuar me përfaqësuesen e Maqedonisë ‘A’ dhe U21.
Në stërvitjen e parë morëën pjesë edhe dy përforcimet e reja si Enis Dervishi dhe Stojanço Velinov.
Skuadra e Rabotniçkit edhe ditëve në vijim do të stërvitet në Shkup, ndërsa nga 12 qershori do të udhëtojnë për në Slloveni, ku do të përgatiten për fazën e dytë.