U akuzuan për pirjen e duhanit, “Dardanët” mundin Austrinë

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall i ka nisur në mënyrën më të mirë ndeshjet paraeliminatore për Kampionatin Evropian “Euro 2022”.

“Dardanët” në ndeshjen e parë të grupit “F” mundën Austrinë me shifrat 4:2.

Golat u realizuan nga Qerimi (2), Dobroshi dhe Topilla që në pjesën e parë, e cila u mbyll 4:0.

Në të dytën, Kosova sikur uli pak tempon dhe pësoi dy gola në fund, por që gjithsesi nuk e rrezikuan fitoren.

Kjo ndeshje u zhvillua në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Pas kësaj ndeshje, Kosova është lidere e Grupit “F” me 3 pikë, ku bëjnë pjesë edhe vendasit e Gjeorgjisë dhe Gjermanisë, që do zhvillojnë takimin e dytë.

Leave a Reply