Napoli ka zyrtarizuar transferimin e Mateo Politano nga rradhët e Interit.
Mesfushori26-vjeçar te “napolitanët” do të luaj në formë huazimi në 18 muajt në vijim, me blerje të detyrueshme të kartonit të tij në vlerë prej 25 milion euro nga ana e drejtuesve të Napolit pas përfundimit të huazimit.
Benvenuto @MPolitano16 🇮🇹
👉🏻 https://t.co/ETclzx5VAp#WeAreAllBrothers
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/CQ86UDHdy8— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 28, 2020
Mesfushori ofenziv nuk përputhej në skemën e Antonio Kontes, dhe kjo ishte arsyeja që ai u largua nga “Xhuzepe Meaca”.
Disa ditë më parë ai ishte shumë pranë kalimit te Roma, si pjesë e shkëmbimit me Spinacolan, mirëpo vetëm në çastet e fundit dështoi gjithçka.
Politano numëron 3 paraqitje me kombëtaren e Italisë, ku ka të shënuar edhe 1 gol. Për shërbimet e tij, dy vite më parë “Neroaxurrët” Sasuolos i paguajtën plotë 26.1 milion euro, ndërsa vlen të theksohet se gjatë karrierës së tij përveç me Interin dhe Sasuolon ka luajtur edhe me Peruxhën dhe Peskarën.