Milani është rikthyer. “Rossonerët” kanë regjistruar edhe fitoren e 5-të me rradhë, të dytën në kuadër të Kupës, njofton “infOSport.mk”. Milani sonte në “San Siro” mundi Torinon (4:2) në çerekfinale, edhe atë vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, kur edhe “kuqezinjtë” bënë dallimin, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 2:2.
Mirëpo 30 minutëshi doli të jetë superior për Milanin, e ku si protagonistë sërish doli të jetë turku Hakan Çalhanogllu.
Ky i fundit fillimisht shpëtoi Milanin me golin e shënuar në minutën e 91-të, kur skuadrës së tij i suguroi vazhdimet, ndërsa gjithashtu realizoi edhe golin e epërsisë në minutën e 106-të, duke hapur rrugën edhe golit të katërt me autorë Zlatan Ibrahimoviç, i cili vulosi vizën e Milanit për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Ndryshe Xhakomo Bonaventura kaloi në epërsi Milanin vetëm pas 12 minutave lojë, ndërsa në anën tjetër Glejson Bremer me dy gola të shënuar (35’, 71’), bëri që Torino të shpresojë deri në fund për një finale me rivalin lokal Juventusin, mirëpo një gjë të tillë nuk lejoi Hakan Çalhanogllu, që në fund doli të jetë heroi i Milanit.