Enis Dervishi futbollist i ri i Rabotniçkit

Enis Dervishi nga Tetova është futbollisti më i ri i Rabotniçkit. Shqiptari 19 vjeçar vjen si përforcim i “Romantikëve” për sezonin e ardhshëm, ndërsa sot pas prezentimit nga ana e drejtuesve, ku firmosi kontratë 2 vjeçare zhvilloi edhe stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re.

Dervishi luan në pozicion e mbrojtësit të djathtë, ndërsa deri më tani ka qenë pjesë e Shkëndijës se Tetovë, ku sezonin e kaluar ishte i huazuar te Teteksi i Ligës së Dytë.

Për Rabotniçkin ky është transferimi i dytë në këtë periudhë, pasi më herët transferoi edhe Stojançe Velinovin e Renovës.

Leave a Reply