Skuadra e Struga Trim Lum edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Antalia të Turqisë ka pësuar disfatë identike 0:2 si në ndeshjen e parë ndaj FK Ahal nga Turkmenistani, njofton “infOSport.mk”.
Kundërshtarë i sotëm i skuadrës strugane ishte Arka, skuadër kjo që garon në elitën e futbollit polak.
Struga Trim Lum edhe në këtë ndeshje tregoi një futboll cilësor, me shumë kombinime dhe pasime të shkurtëra, mirëpo në anën tjetër polakët shfrytëzuan hapësirat në mbrojtjen strugane, e cila dështoi në minutën e 34-të, kur shkaktuan një penalti, të cilën në gol e shndërroi braziliani, Markus.
Ky gol ishte valid deri në minutën e 77-të, atëherë kur në skenë te skuadra e Arka-s, doli 18-vjeçari Jakub Ëilczynski, i cili përfitoi nga një devijim të portierit të Struga Trim Lum dhe nga afërsia shënoi për 2:0.
Për Arka ishte kjo fitorja e parë në kuadër të ndeshjeve kontrolluese në Turqi, pas disfatave nga Crvena Zvezda e Beogradit dhe skuadra azere e Sumqayit.