Arsenali mbrëmë shënoi fitore 2:1 në udhëtim te Burnamut, duke siguruar një biletë për në ndeshjet e 1/8 së finales së FA Kupës.
Megjithatë kjo fitore i kushtoi me lëndimin e mbrojtësit shqiptarë, Shkodran Mustafi, i cili në minutën e 60-të duheshe që të lëshojë fushën, pas një përplasje me portierin Emiliano Martinez.
Mbetet të shihen testet mjekësore për të parë më konkretisht se sa kohë do të qëndrojë Mustafi jashtë fushave të futbollit, teksa Arsenalin me 2 shkurt e pret përballja me Bërnlin.
Për këtë ndeshje trajneri Arteta do të ketë në disponim vetëm dy mbrojtësit, Sokratis dhe Holding.