Ish futbollisti nga Maqedonia, Ertan Demiri është emëruar menaxher në skuadrën kampione të Kosovës, Trepça 89. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryetari i klubit të Mitrovicës, Abedin Zeka.
Demiri te Trepça do të gjejë trajnerin shkupjan Zekirija Ramadanin, me këtë të fundit që hyri në histori me skuadrën e Mitrovicës, ndërsa pritet të ketë bashkëpunim fenomanal mes dyshes nga Maqedonia për objektivat e merkatos së verës.
Demiri njihet si një ish futbollist i suksesshëm nga Maqedonia, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për Shkupin, Vardarin, Rabotniçkin, Lorekenin, Metallurgun, Teteksin, Shkëndijën e Tetovës dhe Partizanin e Tiranës, ndërsa ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses së Maqedonisë.
Demiri pas pensionimit nga futbolli i luajtur, filloi të mirret me menaxhenimin e të rinjëve dhe përzgjedhjen e talenteve.