Pas mbrojtësit, Amir Rrahmani, Napolit do ti bashkohet edhe një tjetër futbollistë shqiptarë. Fjala është për bashkëlojtarin e Rrahmanit te Verona, Marrash Kumbulla, i cili po ecën hapave të kapitenit të përfaqësueses së Kosovës.
Dilema e vetme është se kur Kumbulla do ti bashkohet Napolit, tani, apo në verë.
Për këtë pritet të ketë një takim me drejtuesit e klubit napolitan dhe agjentin e lojtarit, shkruan gazetari Gianluca di Marzio.
Klubi i Napolit që ka marrëveshje me Veronan, por jo me lojtarin, në ditët në vijim pritet të paraqesë projektin teknik dhe ekonomik për Kumbullën, i cili duhet të vendos nëse do të pranonte ofertën e “napolitanëve”.
Shuma e marrëveshjes mes Napolit dhe Veronës është 20 milionë euro, plus 4 milionë euro të tjera në formë bonusesh, ndërsa mbetet të shihet se sa drejtuesit e skuadrës nga “San Paolo” do ti ofrojnë vetë futbollistit shqiptarë, i cili bashkë me Rrahmanin gjatë stinorit vjeshtorë dolën të jenë dy komandantët e vërtetë në mbrojtjen e Veronës.