Edhe pse emri i tij është më i përfoluru në merkato, Alvaro Morata ka zgjedhur që të kalojë pushimet me të dashurën e tij Alice Kampello në Ibiza. Sulmuesi spanjoll është kapur nga fotoreporterët në Ibiza, duke e shijuar diellin në maksimum.
Morata është objektiv i Mançester Junajtedit dhe me shumë gjasa këtë verë do të largohet nga “Bernabeu”, ndërsa me vete do ta merr edhe Xhejms Rodrigezin, pasi edhe ky i fundit dëshirohet nga “Djajtë e kuq”.