Gjithsej 9 persona humbën jetën në aksidentin me helikopter, në të cilën ishte edhe ish ylli i basketbollit amerikan, Kobi Brajant. Hetuesit në SHBA vazhdojnë të hetojnë rastin, ndërsa informacionet e fundit që vijnë nga SHBA-të, thonë se një ndër arsyet për këtë tragjedi kanë qenë kushtet klimatike.
Meterologu i “CNN”, bëri një analizë, pas së cilës erdhi në përfundim se helikopteri përballej me kushte të këqia për fluturim. Shikueshmëria ka qenë e vogël ndërsa lagështia e ajrit ka qenë 100 për qind. Problem shtesë ka qenë edhe mjegulla dhe ajri i dendur nga zjarret, ashtu që kushtet klimatike shihen si një ndër arsyet kryesore për këtë aksident.
Konfirmimi se kushtet klimatike nuk kanë qenë ideale është konfirmuar edhe nga policia e Los Anxhelosit, sipas së cilës, më parë janë anuluar të gjitha fluturimet me helikopter për shkak të lagështisë së ajrit.
Para se helikopteri të përplasej në kodrinë, ka fluturuar për 15 minuta rreth vendit të njëjtë.
Deri më tani nga ata që kanë ndëruar jetë është konfirmuar identiteti i Kobi Brajantit dhe vajzës së tij 13 vjeçare, Xhixhi, Kristina Mauser, Xhon Altobeli së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij Alisa, që ishte pjesë e Akdemisë së Brajantit.