Kur kanë mbetur edhe 7-të ditë nga starti i Kampionatit Evropian për të rinjë, përfaqësuesja e Maqedonisë U21 vazhdon përgatitjet në Shkup me intenzitet të lartë. Plejmejkeri i Ujpeshtit, Enis Bardhi shprehet se nuk i trembën asnjë rivalit në Evropian dhe me besim të plotë shpreson se do t’ia dalin përballë kundërshtarëve të tyre në fazën e grupeve.
“Më e rëndësishmja është që të jemi të gjithë të shëndoshë, jemi duke punuar çdo ditë dhe mendojë që do të jemi në formë të mirë në Poloni. Shpresojë të vazhdojmë nga aty ku e përfunduam vitin e kaluar. Treguam se mundemi të luajmë kundër Francës, e pse mos të mundemi të luajm kundër Spanjës, Portugalisë e Serbisë”, është shprehur Bardhi.
Shpresat e Maqedonisë me 12 qershor do të udhëtojnë për në Poloni.