Renova ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Korabit të Peshkopisë, skuadër kjo që përgatitjet e saj në kuadër të stinorit pranveror po i zhvillon në Ohër, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e trajnerit Bujar Islami zhvilloi një pjesë të parë superiore, në të cilën shënuan plotë 4 gola, me protagonistë dy futbollistë.
Perfundoj ndeshja me rezultatin 5-0.Golashënues:Remi Selmani ⚽️⚽️Florian Kadriu ⚽️⚽️Nehar Sadiki ⚽️#FORCARENOVA🔵⚪️
Публикувахте от K.F Renova в Неделя, 26 януари 2020 г.
Remzifaik Selmani dhe Florian Kadriu shënuan nga dy gola, secili, ndërsa në pjesën e dytë golin e vetëm për “gjipspunuesit” e realizoi mbrojtësi Nehar Sadiki.
Ishte kjo fitorja e dytë në 4 ndeshjet e deritanishme për Renovën në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror. Skuadra nga Xhepçishti kishte mundur 2:0 Gostivarin, ndërsa ishte mundur 4:0 nga Ferizaji dhe 1:0 nga Labunishti.
Ndeshjen e rradhës në Ohër, Renova do ta zhvillojë me 30 janar kundër skuadrës serbe të Maçva.