Futbollisti kumanovar, Taulant Seferi, që së fundmi është aktivizuar me ekipet kombëtare të moshave në Maqedoni mund të luajë për Shqipërinë.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga FIFA, drejtuesit e së cilës kishin pranuar kërkesën e vetë futbollistit dhe FSHF-së, drejtuar FIFA Players Status Department (Departamenti i Statusit të Lojtarit).
Kësisoj Taulant Seferi njëjtë sikurse edhe Elvir Maloku një ditë më parë, janë vënë menjëherë në dispozicion të ekipit kombëtar U-21, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi.
Përfaqësuesja shpresa e Shqipërisë bashkë me Taulant Seferin me 12 qershor do të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare për Eliminatoret e Europianit kundër Estonisë në stadiumin “Elbasan Arena”.