Idriz Voca shënon një eurogol në fitoren e Lucernës ndaj Cyrihut të Kryeziut (VIDEO)

Lucerna ka arritur që të marrë një fitore të madhe në transfertën ndaj Cyrihut në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit zviceran, njofton “infOSport.mk”.

Lucerna shënoi fitore 3:2, edhe përkundër faktit se Cyrihu avansoi i pari në këtë takim, falë goli të shënuar nga Schonbachler në minutën e 5-të.

Nuk vonoi shumë dhe mysafirët e Lucernës barazuan rezultatin falë eurogolit të reprezentuesit kosovar Idriz Voca, i cili me të djathtën e tij lëshoi një predhë të vërtetë nga distanca, duke mos i lënë fare hapësirë portierit vendas, Bresher për të reaguar.

Dy gola të tjerë të shpejtë të shënuar nga Matos (25’) dhe Margiota (27’), bënë që Lucerni në pushim të shkojë me epërsi prej dy golash (1:3).

Super goli i Idriz Vocas ndaj Cyrihut te Mirlind Kryeziut

Super goli i Idriz Vocas ndaj Cyrihut te Mirlind Kryeziut

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 25 януари 2020 г.

Në pjesën e dytë gjithçka që mundën të bëjnë vendasit e Cyrihut, ishte goli i shënuar nga Kramer në minutën e 78-të, kur mjaft mirë u pasua nga ana e Benjamin Kolollit, që në lojë u inkuadrua në 57-të.

Përveç tij te Cyrihu në këtë ndeshje që nga minuta e parë luajtën edhe Domgjoni dhe Mirlind Kryeziu, i cili kishte dy raste mjaft të mira për gol, ndërsa në bankinë mbeti Hekuran Kryeziu, që u rikthye pas një dëmtimi të rëndë.

Në anën tjetër te Lucerna Idriz Voca ishte futbollisti i vetëm që luajti në këtë përballje, teksa Demhasaj mbeti në bankinë, transmeton “infOSport.mk”.

Me këtë fitore Lucerna tashmë numëron 21 pikë, duke u renditur në pozitën e 8-të, teksa Cyrihu me 30 pikë mban pozitën e 8-të.

Leave a Reply