Adis Jahoviç pjesën e dytë të kampionatit në Superligën e Turqisë do ta zhvillojë me fanellën e Antaliaspor, përcjellë “infOSport.mk”. Ish sulmuesi i përfaqësueses së Maqedonisë me skuadrën e tij të re ka nënshkruar kontratë për 18 muaj, me mundësi vazhdimi edhe 12 muaj të tjerë.
Jahoviç te Antaliaspor transferohet nga rradhët e Malatiaspor, për të cilën skuadër gjatë stinorit vjeshtorë realizoi 11 gola në 18 ndeshje kampionale, ndërsa 3 gola të tjerë realizoi në 4 ndeshje të Liga Europa.
🤝 Hoş Geldin Adis Jahovic#BizAntalyasporuz pic.twitter.com/2uHNFNJk17
— Antalyaspor (@Antalyaspor) January 24, 2020
Për Jahoviç, Antaliaspor do të jetë skuadra e katërt turke për të cilën do të luaj gjatë karrierës së tij, pas Goztepe, te e cila ishte transferuar për herë të parë verën e vitit 2016-të, që më pas të luaj edhe me Konjaspor dhe së fundmi Malatiaspor.
Ndryshe në Superligën turke, Adis Jahoviç numëron 79 ndeshje dhe 36 gola të shënuar. Kujtojmë ditë më parë drejtuesit e Antaliaspor arritën që të transferojnë edhe ish kampionin e Botës, gjermanin, Lukas Podolski.