Mesfushori kumanovar, Burhan Aliji, i cili ka një eksperiencë shumë të madhe edhe në elitën e futbollit vendor, gjatë ditës së sotme është prezantuar te skuadra e Ohrid Lihnidos, që garon në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.
Kjo skuadër stinorin vjeshtorë e mbylli vetëm në pozitën e parafundit, ndërsa kjo situatë ka bërë që drejtuesit e saj të aktviziohen më shumë gjatë merkatos së janarit, ku deri më tani kanë arritur që të sjellin plotë 5 emra të rinj, përfshirë këtu edhe Burhan Alijin, i cili vjen nga rradhët e Vëllazërimit.
Pjesë e skuadrës kërçovare, Aliji ishte për plotë 2 vite, duke qenë një ndër futbollistët më standard, mirëpo duke dashur sfida të reja, ai pranoi ofertën e drejtuesve të Ohrid Lihnidos, që pik synim kanë mbijetesën.
Përveç Burhan Alijit, skuadra nga Ohri ka angazhuar edhe portierin Raif Mireseloski, Ujkan Muça, Aleksandar Vasilev dhe Darko Simjanoski, ndërsa gjithashtu në stinorin pranveror Ohrid Lihnidos do të udhëhiqet nga Dragan Boçeski, transmeton “infOSport.mk”.
Ndryshe Burhan Aliji, para se të pranonte ofertën e Ohrid Lihnidos, gjatë karrierës së tij të bujshme kishte luajtur edhe me Vëllazërimin, EuroMilkun, Bashkimin, Gostivarin, Milanon, Teteksin, Shkëndijën, Dritën e Bogovinës, dhe Lirinë e Prizenit në Superligën e Kosovës.