Drita e Gjilanit gjatë ditës së sotme ka udhëtuar drejt Antalias së Turqisë, aty ku do të zhvillojë edhe fazën e dytë të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.
Me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë futbollistët, tek të cilët strategu shkupjan pritet të llogarisë gjatë pjesës së dytë të kampionatit, përfshirë këtu edhe futbollistët nga Maqedonia e Veriut, si Izair Emini, Ardian Cuculi, Bunjamin Shabani dhe portieri, Darko Tofiloski.
Ndërkohë me skuadrën për në Turqi nuk kanë udhëtuar portieri Leutrim Rexhepi, i cili është huazuar te KF Vitia, njëjtë sikurse edhe Albin Krasniqi, i cili 6 muajt e ardhshëm do të luaj në formë huazimi te Ferizaji.
Ekipi kosovar në tokën turke aty ku do të qëndrojë për 11 ditë dhe gjatë kësaj kohe janë paraparë edhe tri takime kontrolluese.