Komisioni Disiplinor i elitës së futbollit turk, kishte futur në procedurë sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit të Superligës, ndaj Gaziantepspor.
Sulmuesi kosovar në atë ndeshje doli të jetë protagonisti kryesor, duke shënuar, asistuar, mirëpo edhe duke u ndëshkuar me të kuq. Pikërisht ky karton u bë shumë diskutabil, dhe ngriti dyshime nëse i njëjti ishte me qëllim.
Megjithatë në vendimin e marrë dje nga ana e Komisionit Disciplinor pranë Federatës turke të futbollit, u vendos që Vedati të mos dënohet, ashtu që ai tashmë do të ketë të drejtë loje në ndeshjen e nesërme kundër Bashakshehirit.