Liverpulli nuk e harron zanatin e fitoreve (VIDEO)

Liverpulli nuk harron zanatin e fitoreve, teksa sonte arriti edhe fitoren e 22-të nga gjithsej 23 ndeshje të zhvilluara në Premierligë, njofton “infOSport.mk”. Sonte të besuarit e trajnerit Jurgen Klop mundën Vulverhemptonin në udhëtim, edhe pse shumica prisnin që pikërisht skuadra  e Santo Espirito të ndalte hovin e Liverpullit, që tashmë 40 ndeshje me rradhë nuk dinë për disfatë.

Henderson kaloi në epërsi Liverpullin vetëm ps 8 minutave lojë, ndërsa pjesa e dtë rezultoi e barabartë me nga një gol në secilën anë.

Vendasit e Vulverhempton barazuan shifrat në minutën e 51-të me anë të Himenez, i cili mjaft mirë shfrytëzoi harkimin në zonë të Adama Traore.

Megjithatë që Liverpulli të vazhdojë ecurinë pozitive u përkujdes, Roberto Firmino, i cili në minutën e 84-të shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Rui Patrisio, gol ky që i mjaftoi Liverpullit për 3 pikë të reja.

Me këtë fitore tashmë numëron 67 pikë, 16 më shumë se Mançester Siti i vendit të dytë, me skuadrën e Guardiolas që ka gjithashtu edhe një ndeshje më shumë. Në anën tjetër Vulverhemptoni me 34 pikë mbetet në pozitën e 7-të.

Leave a Reply