Një lajm bombë vjen nga Spanja, e që ka të bëjë me Osasunën dhe ish drejtorin e kësaj skuadre, Angel Luis Vizkei. Ky i fundit ka denoncuar një skandal të rëndë trukimesh, duke përfshirë në këtë vorbull edhe 3 skuadra tjera nga La Liga, Getafen, Betisin dhe Espanjolin.
Në një rrëfim para hetuesve, ish-drejtori i Osasunës ka thënë se klubi i tij ka joshur me shuma të majme parash 3 ekipet e lartëpërmendura, për të fiksuar, apo toleruar ndeshje.
Gjitha këto pretendime janë hedhur menjëherë poshtë nga ish presidenti i Osasunës, Miguel Archanco, mirëpo të njëjtat tashmë kanë përfunduar në veshët e UEFA-s që janë në pritje të mbylljes së gjyqit për të dhënë edhe verdiktet finale.
Edhe pse kanë kaluar disa vite, të katër ekipet e implikuara mund të përballen me ndëshkime, ndërsa përjashtimi nga kompeticionet europiane mund të ishte një prej tyre.