Ngjarje e bujshme sot në qendrën stërvitore të Mançester Junajtid, në Kerington, skuadër kjo e cila po përgatitet për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Liga Evropa kundër rusëve të Rostov.
Derisa futbollistët po zhvillonin stërvitjen e mëngjesit, papritmas erdhi deri te një zënkë midis trajnerit të Mançester Junajtedit, Hoze Murinjo dhe një ndër ndihmësit e tij, Karlos Lalin.
Sipas “The Sun”, Murinjo e Lalin filluan të debatonin me zë të lartë dhe situata u acarua aq shumë, sa që për ti qetësuar gjakrat duheshe ndërhyrja e njërit prej anëtarëve të stafit të Murinjos, Rikardo Formosinjo.
Më pas Lalin u largua, duke braktisur qendrën stërvitore, ndërsa Murinjo vazhdoi stërvitjen, në një atmosferë të zymtë.