Përfaqësuesja e Italisë ka demonstruar një futboll të bukur ndaj Uruguait, ndaj së cilës kombëtare në fund shënoi një fitore bindëse 3:0 në ndeshjen e zhvilluar në “Alianc Riviera” në Nicë.
Ishte mbrojtësi uruguajan, Himenez ai që në minutën e 07-të shënoi një super autogol për t’i dhënë fillimisht avantazhin kombëtares “axurre”, e cila në pjesën e dytë realizoi edhe dy gola të tjerë përmes sulmueist të Interit, Eder si dhe kapitenit të Romës, Daniele De Rosi, i cili me golin e shënuar nga pika e bardhë në minutat shtesë të takimit vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi miqësor, Italia 3, Uruguai 0.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni golat nga kjo përballje, ku bie në sy autogoli i futbollistit uruguaian, Himenez.