Nikola Gligorov rikthehet te Vardari!

Para dy ditësh përgatitjet për stinron pranveror i kanë nisur edhe grupmoshat e reja të Vardarit, te e cila skuadër si trajner i tyre është përfshirë tashmë edhe ish kapiteni i “kuqezinjëve”, Nikolla Gligorov, njofton “infOSport.mk”.

Gligorov do të udhëheq gjeneratën 2009,  gjeneratë kjo që deri më tani udhëhiqej nga Igor Kralevski.

36-vjeçari Gligorov me Vardarin kishte zhvilluar më shumë se 200 ndeshje, ndërsa i njëjti do të  mbahet mend gjatë kohë për atë gol të shënuar në ndeshjen kundër Fenerbahçes në Stamboll, gol me të cilin “kuqezinjtë” kishin shënuar fitore 2:1 dhe ishin kualifikuar në fazën e grupeve të Liga Europa.

Ndryshe Gligorov fanellën e Vardarit e mbante veshur në 3 periudha të ndryshme (2004-2006), (2008-2009) dhe (2014-2018).

Përveç me Vardarin ai gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Cementarnicën dhe Rabotniçkin në Maqedoni,  si dhe me skuadrat nga jashtë vendit, si Bezhanija, Alki, Hazar dhe Etnikos Ahna.

Leave a Reply