Lukas Pakueta erdhi te Milani me shumë bujë, mirëpo i njëjti mund të largohet nga “San Siro” shumë shpejtë.
Një vit më parë, “kuqezinjtë” besuan për talentin e tij, me Leonardon që përfundoi operacionin në njeriun e parë të Flamengos, duke i paguar atij shumën e kërkuar prej 35 milion euro.
I kërkuar atë kohë edhe nga PSZH dhe Mançester Junajted, Pakueta dukej se ishte ylli i ri i të tashmes dhe të ardhmes së Milanit. Ai e nisi mirë me “rossonerët”, mirëpo paraqitjet e tij të fundit kanë bërë që ai të mos jetë i sigurtë në formacionin titullarë.
Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Milani do të kishte marrë tashmë një vendim në lidhje me fatin e Pakuetas. Klubi është i gatshëm ta vendosë në treg dhe t’ia shesë ofertuesit më të lartë.
Shitja mund të ndodhë tashmë këtë muaj por Milani po pret oferta konkrete, me “kuqezinjtë” që shpresojnë të marrin një shifër prej 38-40 milion euro nga shitja e mundshme e brazilianit.