Skuadra e Ardian Nuhiut, Drita e Gjilanit doli të jetë e pamëshirshme ndaj fqinjëve nga Kamenica, skuadrës së Dardanës, ndaj së cilës shënoi një fitore të thellë 7:2 në një ndeshje miqësore që u zhvillua gjatë ditës së sotme, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e strategut shkupjan gjithë forcën e saj e tregoi në 45 minutëshin e parë, kur edhe shënuan që të 7 golat.
Betim Haxhimusa ishte njeriu i ndeshje me 3 gola të shënuar, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Erjon Vucaj, Hamdi Namani, përforcimi i fundit i kësaj skuadre Almir Ajzeraj, si dhe mbrojtësi Ardian Limani.
Pas këtij rezultati të thellë, Nuhiu gjatë pjesës së dytë vendosi që të tërheq gjithë formacionin e parë, duke ju dhënë mundësinë edhe futbollistëve më të ri, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzuan futbollistët e Dardanës, që ngushëllyen veten me dy gola të shënuar.
Për Dritën e Gjilanit, ishte kjo miqësorja e dytë e zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, pas asaj në Shkup ndaj FC Shkupit (0:0).