Renova vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa paralelisht drejtuesit po punojnë në përforcimin dhe rifreskimin e skuadrës, njofton “infOSport.mk”.
Kështu gjatë stinorit pranveror pjesë e ekipit të parë do të jenë edhe 3 futbollistët e talentuar Çlirim Aliu,Florim Xhaferi dhe Festim Ebibi, që vijnë nga shkolla e këtij klubi.
Kujtojmë Renova në këtë afat kalimtarë të dimrit ka arritur që të transferojë edhe mbrojtësin Xhelil Abdullahu, që u rikthye nga Llapi i Kosovës dhe Alush Gavazajn, i cili erdhi nga rradhët e Vushtrrisë.
Ndërkohë pjesë e kësaj skuadre në stinorin pranveror nuk do të jenë qendërmbrojtësi Ylber Beqiri, që iu bashkua Korabit dhe sulmuesi Lavdrim Skenderi, që sot u prezantua te Gostivari.