Gjilani gjatë ditës së sotme zhvilloi miqësoren e dytë në kuadër të përgatitjeve në Turqi. Kundërshtarë i skuadrës së trajnerit Mezani ishte skuadra ruse e Yenisey, pjesë e së cilës më parë ishte edhe futbollisti shqiptarë, Enis Gavazaj.
Ndeshjen në fjalë ekipi rus po e transmetonte në kanalin zyrtarë në youtube. Dhe që në fillim diçka nuk shkonte mirë. Rusët ekipin e Gjilanit nga Superliga e Kosovës e kishin paraqitur si ekip nga Serbia, gjë kjo që shkaktoi edhe revoltë te drejtuesit e skuadrës kosovare, të cilët reaguan ashpër, madje duke e shqyrtuar edhe mundësinë e ndërprerjes së takimit.
E gjithë kjo bëri që nga tabori i skuadrës ruse të përmirësojnë gabimin gjatë transmetimit, duke e ndërruar vendin e origjinës së klubit të Gjilanit, nga Serbi në Kosovë.
Për më tepër në fund ishte Gjilani që shënoi fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Darko Nikac.
REAGIMGjilani po zhvillon ndeshje miqësore kundër skuadrës ruse Yenisey Krasonyarsk.Gjatë transmetimit të ndeshjes…
Публикувахте от SC Gjilani в Сряда, 22 януари 2020 г.
“Gjilani po zhvillon ndeshje miqësore kundër skuadrës ruse Yenisey Krasonyarsk. Gjatë transmetimit të ndeshjes zyrtarë të klubit rus e kishin etiketuar në kanalin e tyre në “Youtube”, Gjilanin si klub nga Serbia.
Në marrëveshjen e ndeshjes të nënshkruara nga zyrtarë nga dy skuadrat, figurojnë vendet e origjinës së skuadrave të pranuara për zhvillimin e sajë, nga ku skuadra e Gjilanit mjaftë qartë figuron si ekip nga Kosova dhe ekipi rus kishte pranuar zhvillimin e takimit.
Pas reagimit të zyrtarëve të klubit të Gjilanit nga ku dhe u shqyrtua mundësia e ndërprerjes së takimit, zyrtarë të klubit të Yenisey e përmirsuan gabimin e bërë gjatë transmetimit, duke e ndërruar vendin e origjinës së klubit tonë dhe tani figuron ekip nga Kosova” – shkruhet në reagimin e drejtuesve të Gjilanit.