Lavdrim Skenderi është rikthyer te Gostivari, të cilën skuadër do e ndihmojë në arritjen e qëllimeve gjatë stinorit pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.
Është ky një super përforcim për ekipin e trajnerit Biroll Topçiu, duke pasur parasysh eksperiencën e tij të madhe në elitën e futbollit vendor, ku numëron plotë 133 ndeshje dhe 12 gola të shënuar.
26-vjeçari Skenderi pjesë e Gostivarit ishte edhe gjatë sezonit 2018/2019, ndërsa gjatë karrierës së tij përveç me Ferizajin, ai ka luajtur edhe me Ferizajin në Superligën e Kosovës.
“Kemi arritur marrëveshje për 6 muaj me Lavdrim Skenderin, i cili kështu rikthehet sërish në skuadrën tonë. Megjithatë mund të them se ky nuk do të jetë përforcimi i fundit gjatë këtij afati kalimtarë, pasi besojmë që shumë shpejtë në skuadër do të sjellim edhe një mbrojtës, por nuk përjashtojmë mundësinë e angazhimit edhe të një sulmuesi tjetër” – tha enkas për “infOSport.mk” numri një i KF Gostivarit, Vlerim Iseni.
Ndryshe Skenderi bëhet përforcimi i 7-të i skuadrës së Gostivarit gjatë kësaj merkatoje, pas dyshes së FC Shkupit, Xhemail Esati, Musli Lika (huazim), asaj të Shkëndiëjs, Besar Rexhepi dhe Ensar Luma (huazim), mesfushorit Miroslav Jovanovskit dhe futbollistit të ardhur nga Drita e Bogovinës, Hasip Loki.