Gjilani (Serbi), rusët e Yenisey provokojnë kosovarët (VIDEO)

Skuadra kosovare e Gjilanit në këto momente po zhvillon një ndeshje miqësore në Turqi kundër ekipit rus të Yenisey, të cilët njëjtë sikurse “vëllezërit” e tyre të vegjël serb vazhdojnë provokimet e (pa)qëllimshme ndaj kosovarëve.

Klubi rus po e transmeton ndeshjen në kanalin zyrtar në “Youtube” dhe ajo çka bie në sy është titulli i vendosur te videoja, ku skruhet se Gjilani i përket Serbisë. Si duket përveç serbëve, edhe rusët nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, edhe pse “dardanët” janë edhe zyrtarisht të pranuar edhe në FIFA dhe UEFA.

Leave a Reply