Skuadra kampione e Shkëndijës është skuadra më mirë e renditur nga Maqedonia e Veriut në rang listën e fundit të publikuar nga Instituti për Histori dhe Statistikë në Futboll. Skuadra tetovare me 307 pikë renditet në pozitën e 307-të, që është për 160 vende më dobët se renditja e tyre e vitit të kaluar kur ndodheshin në vendin e 147-të.
Ndërkohë vendi i parë mbahet nga kampionët e ri të Botës dhe Europës, Liverpulli, që ka lënë pas skuadra si Barcelona, Mançester Siti, Flamengo, Selltik, Valencia, Ajaks, Çellzi, PSZH dhe Vulverhempton.
Nga Ballkani, skuadra më mirë e ranguar është Dinamo Zagrebi, që mban pozitën e 11-të, duke lënë pas edhe një skuadër gjigande si Reali i Madridit.