Boksieri kosovar zihet me drogë në Peru, vlera ishte 174 milionë dollarë

Boksieri kosovar, David Cufaj është arrestuar në Peru pasi është zënë me 2 tonë kokainë, në vlerë prej 174 milionë dollarëve, transmeton “zeri.info”.

Droga kishte si destinacion final Europën.

Me këtë rast boksieri shqiptarë është dënuar para dy javësh me 17 vjet burg.

Ai kishte lindur në Kosovë, por ishte rritur në Sarajevë, ndërsa tashmë disa vite me rradhë jeton në Peru.

Sipas asaj që shkruajnë mediat peruane, Cufaj në qytetin e Limës ka bërë një jetë shumë të mirë, ndërsa më së miri për këtë flet edhe fotoja e publikuar nga mediat atje.

Sipas disa informacioneve, Cufajn në Botën e drogës e ka tërhequr shoku i tij nga Sarajeva, Smail Shikala, i cili janarin e vitit 2017-të dëshironte të transferonte një ton e gjysmë kokain nga Peruja për në Bosnje e Hercegovinë.

Shikalo dhe Cufaj kanë qenë shokë dhe fqinjë nga lagjia e Boljakov Potok në Sarajevë, ndërsa bashkë ishin stërvitur edhe në klubin e Boksit “Novi Grad”.

Leave a Reply