Babai i Khabib Nurmagomedov, Abdulmanap kërkon 90 milionë euro për të nënshkruar marrëveshjen e rimeçit me irlandezin, Konor MekGregor, i cili ditë më parë u rikthye shumë bindshëm në oktagon, teksa vetëm brenda 40 sekondave mundi kundërshtarin e tij, Donald Cerrones.
Kujtojmë Khabib kishte fituar përballjen e parë ndaj irlandezit që u zhvillua në tetor të vititi 2018, duke e mposhtur atë në raundin e katërt.
Edhe pse tani kampioni i peshave të lehta po përgatitet për takimin ndaj Toni Fergusonit që zhvillohet në prill, mendja e tyre është tek MekGregor që po ashtu e dëshiron një rimeç me dagestanezin.
“Ne po ashtu duam hakmarrjen ndaj Konorit, por na jepni 90 milionë euro”, ka thënë babai i Khabib në një intervistë për “RIA Novosti”.
“Një ditë pas meçit me Fergusonin, na jepni shumën e kërkuar dhe do të pranojmë rimeçin me të. Dana Vajt e do atë luftë dhe ai do të merret më pastaj me të gjitha gjërat”, ka shtuar më tej babai i Khabibit.
MekGregor ka deklaruar disa herë se do të hakmerret ndaj Khabibit për humbjen e shkaktuar dhe një gjë të tillë dëshiron sa më shpejtë.