Është Aleksei Kulbakov arbitri që do ta ndajë drejtësinë në sfidën Izrael-Shqipëri, e cila do të luhet në kuadër të eliminatoreve për Botërorin Rusi 2018.
38 vjeçari Kulbakov nga Rusia është arbitër i liçencuar nga UEFA për ndeshje të nivelit të lartë si finalet e Ligës së Kampionëve dhe Liga Evropës. Ai karrierën e tij e ka nisur në moshën 16 vjeçare, ndërsa të drejtën për të referuar ndeshje ndërkombëtare e ka fituar pas 9-të viteve.
Ndeshja ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë do të luhet të dielën në orën 20:45 në stadiumin e Haifas, ndërsa është shumë e vlefshme për vendin e tretë në grupin ‘G’.