Derisa ekipi po kryen fazën e parë të përgatitjeve dhe po vazhdon me zhvillmin e ndeshjeve miqësore, drejtuesit e Struga Trim Lum po punojnë në angazhimin e emrave të rinj. Siç mëson “infOSport.mk”, skuadra strugane është shumë afër firmës me ish mesfushorin e Legia Varshavës, Alban Sulejmani, i cili së fundmi ishte pjesë e Makedonija GJ.P.
Sulejmani tashmë disa ditë po përgatitet me Struga Trim Lum, teksa sot në miqësoren ndaj Korabit të Peshkopisë arriti që të shënojë një gol në fitoren 4:0.
LEXO GJITHASHTU:
Struga Trim Lum demolon Korabin e Peshkopisë
Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 21-vjeçar me origjinë nga Kumanova, i cili si 18-vjeçar nga Renova verën e vitit 2018-të ishte transferuar në futbollin polak te skuadra e dytë e Legia Varshavës, që më pas të huazohet te Pogon Siedlce.
Pasi nuk arriti që të depërtojë në ekipin e parë të Legia Varshavës, Sulejmani verën e vitit 2017-të u transferua në Superligën shqiptare te skuadra e Partizanit, aty ku qëndroi për një vit, për tu rikthyer në vendlindje te Renova, për të cilën skuadër ka zhvilluar 30 ndeshje në Ligën e Parë, duke realizuar edhe 1 gol, transmeton “infOSport.mk”.
Rikthimi i tij te Makedonija Gj.P nuk doli të jetë ashtu siç priste vetë Sulejmani, i cili në kërkim të sfidave të reja ka pranuar të dëshmojë cilësitë para Jeton Beqirit, që me shumë gjasa siç thonë burimet tona ka mbetur i kënaqur nga ajo që ka treguar ky futbollistë, që shihet si zëvendësim për Burhan Mustafov, që ditë më parë u largua në drejtim të Sileksit.