Renova mundi Gostivarin në miqësoren e zhvilluar në Tetovë

Renova ka shënuar fitoren e parë në kuadër të miqësoreve që kjo skuadër po i zhvillon në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e trajnerit Bujar Islami në ndeshjen mes skuadrave nga Pollogu mundi Gostivarin me rezultatin 2:0, me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë.

Bojan Miovski hapi rezultatin, derisa sulmuesi Remzifaik Selmani shënoi golin e dytë në rrjetën e mysafirëve, tek të cilët debutuan edhe  emrat e ri, si Miroslav Jovanovski, Xhemail Esati, Hasip Loki dhe Besar Rexhepi, ndërsa munguan Musli Lika dhe Ensar Luma, që ankohen në lëndime të lehta.

Kur jemi tek përforcimet, vlen të theksohet se te Renova luajtën që të dy emrat e rinj, me Xhelil Abdullaun që u paraqit në 45 minutëshin e parë dhe Alush Gavazaj, që në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë, transmeton “infOSport.mk”.

Për Renovën ishte kjo ndeshja e dytë miqësore, pas asaj me Ferizajin, ndërkohë për Gostivarin vetëm ndeshja e parë.

 

Leave a Reply