Dëmtimi i Nikola Zaniolos në ndeshjen me Juventusin shtyu drejtuesit e skuadrës “romake” që të ndërhyjnë në merkato. Zaniolo nuk mund të luaj deri në fund të sezonit, ndërsa me vetëm një alternativë në krahun e djathtë të sulmit, me Under, trajneri Fonseka nuk mund të plotësojë filozofinë e lojës së tij.
Fillimisht u mendua se Politano i Inter do të ndihmojë skuadrën në pjesën ofenzive, megjithatë edhe pse gjithçka ishte gati për shkëmbimin me Spinacola, që do kalonte në drejtimin e kundërt, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Menjëherë pas kësaj kryeqytetasit italian menduan për Xherdan Shaqirin, mirëpo edhe ky transferim nuk mund të ndodh, pasi është vetë trajneri i Liverpullit, Jurgen Klop që nuk ka lejuar largimin e futbollistit shqiptarë nga “Enfilld Roud”.
Sakaq, një tjetër alternativë ishte edhe spanjolli, Suso, por që Milani në shkëmbim për të kërkonte shërbimet e turkut, Under.
Romës nuk i interesonte ky shkëmbim, ndërsa tashmë alternativa e fundit për “Ujkeshën romake” është futbollisti shqiptarë, Adnan Januzaj.
Aktualisht Januzaj mbron ngjyrat e Real Sociedad, por nuk është një titullar i baskëve, ndaj mundësia e transferimit është për t’u marrë parasysh, edhe pse sërish te Roma për një vend si startues do përballej me konkurrencën e Under.