Ekipi i Zajazit është rikthyer në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, pasi sot në ndeshjen e dytë të balotazhit të zhvilluar ndaj Labunishtit morri një barazim të artë 1:1, me të cilin siguroi 4 pikët e mjaftueshme për të bërë ëndërrën realitet dhe të garoj sërish një rang të garave më lartë, njofton “infOSport.mk”.
Pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Goblen Junior, ekipi kërçovar ishte në favor, ashtu që në fund atyre ju kreu punë edhe barazimi i sotshëm për tu bërë skuadra e 9-të që sezonin 2017/2018 do të luaj në Ligën e Dytë Perëndim, pas skuadrave si Makedonija Gj.P, EuroMilku, Vëllazërimi, Teteksi, Lokomotiva, Gostivari, Struga Trim Lum dhe Novaci, që u eliminua në dy luftimin me ekipin e Shkupit në kuadër të ndeshjeve të balotazhit që u zhvilluan në Shtip.
Ndryshe hero i Zajazit në përballjen ndaj Labunishtit ishte Dardan Xheladini, i cili me golin e realizuar gjatë pjesës së dytë, neutralizoi golin e Trajan Shoposkit të shënuar në minutën e 14-të.
Ky barazim mban gjallë shpresat e skuadrës strugane se me një rezuultat pozitiv në ndeshjen e 10 qershorit kundër Goblenit, do të sigurojë vizën për në Ligën e Dytë – Perëndim. Skuadrës së Labunishtit në atë ndeshje do ti kryente punë edhe barazimi, ndërsa në anën tjetër për skuadrën kumanovare të Goblenit në lojë është vetëm fitorja, pasi në të kundërtën edhe për të tretin vit me rradhë nuk do i’a arrijnë qëllimit për tu ngjitur në Ligën e Dytë.