Benjamin Demir vishet “bardhekaltër”

Benjamin Demir pasi nuk vazhdoi bashkëpunimin me Makedonija Gj.P., ka vendosur ti thotë “PO”, FC Shkupit, duke ndjekur kështu hapat e babait të tij, Eroll Demir, që për një periudhë të caktuar kishte veshur fanellën e skuadrës nga Çairi, që atë kohë garonte me emrin Slloga Jugomagnat, njofton “infOSport.mk”.

Shkupi dhe Demir kanë nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi për ta vazhduar atë. Demir që sot i është bashkuar ekipit në stërvitje dhe do të jetë i disponueshëm për trajnerin Qatip Osmani në miqësoret e reja, përfshirë këtu edhe atë kundër Dritës së Gjilanit, që në program është nesër.

23 vjeçari Demir në Maqedoni përveç me Makedonija Gj.P, ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Pelisterin, Skopjen, Euromilkun, ndërsa jashtë vendit ka luajtur te Hajduku i Splitit, Inter Zapreshiq në Kroaci, Olimpik Sarajevë të BeH dhe Spartakun e Suboticës në Serbi.

Demir ka luajtur edhe për Reprezentacionin e Maqedonisë U19, U20 dhe U21, ndërsa në sezonin vjeshtorë me ekipin e Makedonija Gj.P në 17 ndeshje në LPFMV kishte shënuar 2 gola. Ai gjithashtu kishte qenë pjesë e ekipit nga Gjorçe Petrovi edhe në dy ndeshjet e Liga Europa, teksa në elitën e futbollit vendor numëron gjithsej 69 ndeshje dhe 6 gola të shënuar.

Leave a Reply