Rabotniçki ka sjellë edhe përforcimin e parë në afatin kalimtarë të dimrit, duke nënshkruar me mbrojtësin serb, Branislav Trajkoviç, njofton “infOSport.mk”. Ky i fundit vjen nga rradhët e skuadrës bjelloruse të Isloh, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Partizanin e Beogradit, Vojvodinën, Zemunin, Hajduk Kulla dhe Radniçki Sombor.
Trajkoviç skuadrës shkupjane i është bashkuar që nga fillimi i stërvitjeve, ndërsa tashmë ka ardhur edhe firma.
30-vjeçari Trajkoviç me “romantikët” ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa kujtojmë që skuadra nga Parku i Qytetit këtë edicion do ta ketë shumë të vështirë në luftën për mbijetesë, duke pasur parasysh se stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e fundit me vetëm 15 pikë të tubuara. Kujtojmë që këtë skuadër në pranverë do ta udhëheq ish trajneri i Vardarit, serbi Ratko Dostaniq.