Sedat Berisha pas dy viteve të plota rikthehet të luajë në futbollin tonë vendor. Mbrojtësi shkupjan mbrëmjen e sotme u transferua te skuadra e Struga Trim Lum, të cilët në këtë mënyrë bënë edhe goditjen e dytë në merkato pas Fjoralb Deliaj, që erdhi nga rradhët e Flamurtarit të Vlorës, njofton “infOSport.mk”.
Berisha te Struga Trim Lum erdhi nga Drita e Gjilanit, me të cilën skuadër ndërpreu bashkëpunimin, ndërsa para se të transferohej në Kosovë, ai kishte provuar veten edhe në Superligën e Shqipërisë, duke qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës dhe Tiranës. Mirëpo te kjo e fundit e penalizoi një lëndim, duke e lënë jashtë fushave të futbollit për një kohë më të gjatë,
derisa erdhi gjetja e gjuhës së përbashkët për të shkëputur kontratën.
Sonte ai është zyrtarizuar te klubi i Strug Trim Lum, që për herë të parë po garon në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, ndërsa tifozët e kësaj skuadre për transferimin e Berishës u njoftuan përmes një super videoje të postuar në faqen zyrtare të klubit strugan në “facebook”.
NDIQENI VIDEON ⬇️⬇️⬇️
Përforcimi i rradhës për ekipin tonë 💪Sedat Berisha ⚽️#welcomeBerisha #forcaStruga #WeAreStruga
Публикувахте от F.C. Struga в Петък, 17 януари 2020 г.