Eshli Jang i cili gjatë ditës së sotme u zyrtarizua te Interi, është futur në histori si futbollisti i tretë anglez që firmos me Interin.
Para tij kishte qenë Xherri Hitçens nga vitit 1961 në 1963, ndërsa në historinë më të re, Pol Ins, pjesë e “zikaltërve” kishte qenë nga viti 1995 deri në vitin 1997.
Antonio Konte e kishte kërkuar me ngulm lojtarin, duke menduar se në rreshtimin e tij 3-5-2, ai mund të japë cilësi si në fazën e mbrojtjes, ashtu edhe në atë të sulmit.