Vllaznia prezanton sulmuesin maqedonas, Simeon Hristov

Vllaznia e Shkodrës, që udhëhiqet nga ish seleksionuesi i Maqedonisë, Mirsad Jonuz, gjatë ditës së sotme ka bërë prezantimin e sulmuesit maqedonas, Simeon Hristov, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit skuadrës shkodrane iu bashkua që javë më parë, madje duke kryer mini fazën përgatitore bashkë me pjesën tjetër të skuadrës në Ohër, aty ku Vllaznia kishte vendosur që të mbush motorët për në pranverë.


LEXO GJITHASHTU:

Një maqedonas largohet, një tjetër i bashkohet Vllaznisë së Shkodrës!



Pas Adilit, edhe Simeon Hristov i bashkohet Vllaznisë


27-vjeçari Hristov me Vllazninë ka firmosur për një periudhë njëvjeçare.

Kështu Hristov i cili së fundmi mbronte ngjyrat e skuadrës së Borecit, bëhet futbollisti i tretë nga Maqedonia që do të luaj me fanellën e Vllaznisë së Shkodrës, pas Filip Gligorov dhe Mevlan Adilit, i cili javë më parë firmosi me këtë skuadër nga Superliga shqiptare.

Leave a Reply