Pas Benjamin Demir, i cili kishte paralajmëruar largimin nga rradhët e Makedonija Gj.P, pjesë e kësaj skuadre gjatë stinorit pranveror nuk do të jetë edhe braziliani, Bianor Neto.
Ky i fundit nuk arriti gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit, ashtu që tashmë është një agjent i lirë. Vendin e tij do ta zë Martin Kovaçev, i preferuar i trajnerit Naxhi Shensoi, i cili javë më parë u transferua nga ana e drejtuesve të Makedonija GJ.P.
Kujtojmë, përveç Kovaçev, pjesë e skuadrës nga Gjorçe Petrovi gjatë stinorit pranveror do të jetë edhe Filip Petrov, ndërsa kontratë profesionale me “verdhekuqtë“ kishte nënshkruar edhe Filip Aleksovski, që vjen nga shkolla e kësaj skuadre.