Shkupjani Lavdrim Fazliu i bashkohet Pelisterit

Futbollisti i talentuar shkupjan, Lavdrim Fazliu, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë te skuadra e Pelisterit, që garon në Ligën e dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Fazliu te skuadra nga Manastiri transferohet nga rradhët e Rabotniçkit, aty ku edhe kishte nisur karrierën e tij. Ngritja e tij e vazhdueshme bëri që ai të troket edhe në ekipin e parë, për të cilin ka zhvilluar rreth 30 ndeshje, duke shënuar edhe 1 gol në kaudër të ndeshjeve të Kupës.

https://www.evnonline.mk/index/evnhome

Fazliu bëhet emri i katërt i ri te Pelisteri gjatë këtij afati kalimtarë pas  kolumbianit Borha, Spaseskit dhe Rexhepit.

Ndryshe 20-vjeçari Fazliu bëhet shqiptari i tretë që në stinorin pranveror do të luaj me Pelisterin, skuadër kjo që u shpall kampion i vjeshtës në Ligën e Dytë – Perëndim.

Foto: gol.mk

Leave a Reply