E bujshme, mbrojtësi i Milanit i bashkohet Muriqit te Fenerbahçe

Pas Fabio Borinit, nga Milani është larguar edhe zviceriani, Rikardo Rodrigez, përcjellë “infOSport.mk”. Drejtuesit e skuadrës së njohur italiane ia kishin lënë në dorë lojtarit të zgjidhte vetë midis transferimit te Fenerbahçe apo edhe PSV Ajndhoven, teksa thuhet se Rodrigez ka zgjedhur Turqinë.

Një gjë të tillë bënë të ditur gazetari i specializuar për merkato, Xhianluka Di Marzio, i cili shkruan se tashmë të dyja skuadrat kanë arritur akordin e duhur për transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë drejt Stambollit te skuadra nga “Shukru Saraçogllu”.

Rodrigez te Fenerbahçe do të huazohet me detyrim blerje në fund të sezonit për shumën e 5 milionë eurove. 27-vjeçari kërkohej edhe nga klubi holandez, por Fenerbahçe i ofroi një rrogë më të lartë.

https://www.evnonline.mk/index/evnhome

Zvicerani do të jetë shok skuadre me Vedat Muriqin, golashënuesin më të mirë të Fenerbahçe, teksa largohet nga Milani pas dy viteve e gjysmë, duke lënë pas vetes 93 ndeshje dhe 4 gola të shënuar.

Arsyeja e largimit të Rodirgez, i cili gjatë sezonit aktual ka regjistruar vetëm 5 paraqitje, është edhe ardhja e Teo Hernandez, i cili ndodhet në një super formë, ndërsa zvucerani tashmë si duket është gati për aventurën e radhës në karrierë, ku deri më tani ka veshur edhe fanellën e skuadrës zvicerane të Cyrihut dhe të skuadrës gjermane të Volfsburgut.

Leave a Reply