Lionel Mesi nuk është përfshirë në formacionin e vitit nga revista franceze “Franc Futball”. Edhe pse ylli argjentinas shënoi 11 gola me fanellën e Barcelonës këtë sezon në Ligën e Kampionëve, mbeti jasht ekipit të vitit, me gazetarët francez që përzgjodhën Nejmarin para tij.
Së bashku me Nejmarin në repartin e sulmit janë përfshirë Kristiano Ronaldo dhe Paolo Dybala. Formacionin e dominojnë futbollistët e ekipeve finaliste të Ligës së Kampionëve (Juventus-Real Madrid), me “Zonjën e Vjetër” që përfaqësohet me Bufonin, Alveshin, Bonuçin dhe Dybalan, ndërsa nga skuadra “merengues” janë emrat si Ramos, Marselo, Modriç e Ronaldo.
Ekipi i vitit kompletohet me Fabinjon dhe Lemanin, ndërsa trajner është përzgjedhur Zinedin Zidan.