Debutimi me fanellën e përfaqësueses së Kosovës ka qenë me shumë fat për futbollistin nga Skenderaji, Florian Loshaj, shkruan “infOSport.mk”.
23-vjeçari që posedon edhe pasaportën belge gjatë ditës së sotme është transferuar në kampionatin polak, duke nënshkruar me skuadrën e Krakovia, një ish kundërshtarë i Shkëndijës në garat europiane.
Loshaj, i cili debutimin e tij me ekipin e parë të përfaqësueses së Kosovës e bëri të dielën e kaluar në miqësoren ndaj Suedisë, me skuadrën e Krakovia ka nënshkruajtur kontratë 3-vjeçare.
Ndryshe mesfushori kosovar karrierën e tij si i ri e filloi në Belgjikë, ku fillimisht luajti me Genk, nga e cila skuadër në vitin 2016-të u transferua në kampionatin holandez duke nënshkruar me ekipin e MVV Maastricht. Te kjo skuadër qëndroi për dy vite e gjysmë, ndërsa janarin e vitit të kaluar ai nënshkruajti me ekipin tjetër holandez të Roda, për të qëndruar vetëm 6 muaj, që më pas verën e vitit 2019-të ti bashkohet skuadrës rumune të Poli Iasi.
Me këtë të fundit gjatë stinorit vjeshtor zhvilloi gjithsej 21 paraqitje (19 në kampionat dhe 2 në Kupë), duke shënuar edhe 3 gola.