Totenhami është duke u përballur me probleme në fazën e sulmit pas lëndimit të rëndë të sulmuesit kryesor, Hari Kejn, ndërsa zërat drejt skuadrës londineze çojnë sulmuesin më në formë shqiptarë, Vedat Muriqi.
Ky i fundit ditë më parë hapur kishte shprehur simpatinë e tij për klubin londinez, ndërsa thuhet se i ka thënë agjentit të tij se dëshiron transferimin te skuadra e Hoze Murinjos, por vetëm në verën e këtij viti.
Ndërkohë siç raporton e përditshmja turke, “Hurriyet”, Totenhami do të tentojë sërish që ta kompletojë transferimin e Muriqit nga Fenerbahçe.
Ndryshe, ditëve të fundit, presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç, pa përmendur emra, bëri me dije se ka marrë një ofertë shumë të mirë për një futbollist të skuadrës.